Ture me makinë

BUTRINTI -Destinacioni kryesor qe do t'ju rekomandonim te shkonit eshte Parku i Butrintit.Butrinti gjendet 30minuta larg Sarandes, duke kaluar me pare ne Ksamil, e njohur si qender turistike verore.

KALAJA E ONHEZMIT-Eshte monumenti me madheshtor i qytetit,rrenojat e saj gjenden buze detit,nje pjese e te cilave shikohet edhe sot.Keshtjella kishte forme pesekendeshi,me mure qe perbeheshin nga 20kulla,gjatesia e mureve arrinte deri ne 850m me siperfaqe gati 5hektar.Ajo mendohet te jete ndertuar ne shekullin e IV pk, ne kohen e perandorise Bizantine

KALAJA E LEKURESIT- Gjendet ne kodren dominuese mbi qytet dhe eshte ndertuar ne shekullinXVIII, pamja e se ciles shtrihet nga bregdeti ne Butrint e Korfuz.Ne hyrje te saj ka nje afresk interesant dhe rrenojat e fshatit.Lekuresi, sot esht pike turistike , brenda saj ka nje lokal te bukur, ku organizohen aktivitete ,koncerte etj vecanerisht gjate sezonit te veres, dhe pamja qe te ofrohet nga Lekuresi , eshte fantastike.

40 SHENJTORET- Historia tregon se emri i qyetit rrjedh nga nje manastir i hershem kristian 40 shenjtoret, i cili ndodhet ne kodren mbi qytet,rrenojat e te cilit kane mbetur edhe sot.Sipas te dhenave ketu u martirizuan 40 te krishtere, rreth viteve 323-324 pk , gjate persekutimeve te Licinos per te fituar perandorine.Ata ishin arrestuar dhe u urdheruan te ndryshonin fene,gje te cilen nuk e pranuan.

MOZAIKET-Ekzistojne disa mozaik, te shperndar ne disa pika ne qytet,si tek kendi i lojrave per femije, ne te prezantohet nje figure ne forme peshku,e rrethuar nga bordure ne forme harqesh,mozaiku tjeter ndodhet tek turizmi i vjeter dhe perbehet nga figura gjeometrike me forma te ndryshme,dhe mozaiku tjeter ndodhet perballe kinoteatrit, ne dyshemene e bazilikes se nje kishe,ky mozaik ka nje figure delfini ne qenderr e rrethuar nga rrathe dhe dekorime te ndryshme dhe pak me tutje figura e nje palloi qe pi uje,rrethuar nga shpende te tjere.

SYRI I KALTER- Ndodhet 1km nga rruga nacionale Sarande-Gjirokaster ne km e 18, dhe eshte nje prej 18 burimeve karakteristike qe burojne nga Mali i Gjere